Klubi i Drenicës po kalon nëpër një krizë të thellë financiare e cila bëri që kryesia e klubit të dorëhiqej.
‘Kuqezinjtë’ nga Skenderaj të enjten (nesër) e zhvillojnë takimin e javës së 15-të kampionale kundër Llapit në stadiumin ‘Bajram Aliu’.
Përkundër vështirësive dhe krizës financiare në të cilën po kalojnë, klubi u ka bërë thirrje tifozëve për mbështetje në ndeshjen kundër Llapit.
Drenica ka kërkuar nga tifozët që të jenë masovikisht në shkallët e stadiumit.
Njoftimi i plotë i Drenicës:
Drenica ka nevojë për përkrahje!
Skenderaj – 24.11.2021
Pavarësisht gjendjes në të cilen po kalon klubi jonë, skuadra jonë ka nevojë për përkrahje në duelin e neserm ndaj FC Llapit.
Ftojmë që nesër të gjithë dashamirët, qytetarët dhe tifozët që masovikisht të jeni në stadium dhe ta përkrahni skuadrën tonë, në mënyrë që të arrijmë fitore dhe të mbesim në kreun e tabelës.
Klubi dhe ekipi kanë nevojë për përkrahjen tuaj maksimale, më shumë së kurrë, andaj mos mungoni nesër.
Me perkrahjen tuaj jemi më të fortë.
Paguani biletën, ndihmoni klubin.
Ejani në stadium, përkrahni ekipin, që tre pikë të mbesin në Skenderaj.
Ditë të mira do të vijnë për klubin.
Forca Drenica.