Dy sfida tjera interesante në Superligë, vëmendja në Suharekë

Dy sfida tjera interesante në Superligë, vëmendja në Suharekë

Sot (e dielë) mbyllet edhe java e 11-të në elitën e futbollit kosovar, ku në orar janë dy takime.

Dueli më interesant është në Suharekë ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës, portokallinjët në këtë edicion nuk janë ende në dijeni për humbje dhe do të tentojnë që edhe në këtë xhiro të dalin me rezultat pozitiv.

Ndërkaq, bardhekaltërit kërkojnë të prish serinë e rezultateve pozitive therandasve.

Drenica në anën tjetër është mikëpritës i Dukagjinit, kuqezinjët në shtëpi opsionin e vetëm kërkojnë fitoren, teksa duarkryç nuk qëndrojnë as bardhegjelbërit të cilët duan në udhëtim tre pikë.

Ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00 dhe Sheshi.info do të ju mbaj të informuar minutë pas minuti për këto dy ballafaqime.

/Gazeta Enigma/

Related Articles