“E ardhmja ndërtohet bashkë” – Hoti i bashkohet Osmanit e Abdixhikut në tubim

“E ardhmja ndërtohet bashkë” – Hoti i bashkohet Osmanit e Abdixhikut në tubim

Kandidati i LDK-së për deputet, Avdullah Hoti, duket se i ka lënë inatet e mëparshme me kryetarin Lumir Abdixhiku dhe kandidaten për presidente Vjosa Osmani, duke iu bashkuar dyshes në një tubim.

Fotografi të këtij rasti postoi vetë Abdixhiku, duke thënë se “e ardhmja ndërtohet bashkë!”.

“E ardhmja kërkon çdo njeri të mirë të Republikës! E ardhmja ndërtohet me ekipin më të mirë, më të ditur e më të përgatitur të vendit!”, shkroi Abdixhiku.

“Bashkimi ynë, forca jonë. LDK një herë, LDK gjithherë!”, u shpreh më tej i pari i LDK-së.

Related Articles