Gazetarja Entela Sahiti ka njoftuar në rrjetin e saj të Facebook se ekipi i televizionit ATV janë ndaluar në kufi, për shkak të një dokumenti të një prej stafit, raporton Gazeta Enigma.
Ajo thotë se gazetari Arton Hamiti është nga Skenderaj dhe kjo është arsyeja e ndalimit.
Ende nuk ka epilog për këtë çështje.
“Ekipi i ATV-se është nisur drejt Preshevës për t’i mbuluar në raportim zgjedhjet. Mirëpo të njëjtit janë ndaluar në kufi, për shkak që gazetari Arton R. Hamiti është nga Skenderaj, Likoc. Në momentin që po e shkruaj këtë status leternjoftimin e të njëjtit vazhdojnë ta kenë në duar zyrtarët serb.
Cka dialogu? Cka marreveshja?”, tha ajo.