Eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Lindjes së Mesme, Alon Ben-Meir, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të dëgjojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të bëjë përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.
Ben-Meir thekson se Kurti duhet të tregojë se po bën atë që mundet dhe të bëjë presion mbi Serbinë.
Sipas ekspertit amerikan të çështjeve politike, nëse kryeministri i Kosovës e bën këtë, do të fitojë mbështetje shumë më të madhe nga Perëndimi-Shtetet e Bashkuara, BE dhe vendet e tjera.
Ai thekson se me gjitha këto masa, beson që Kosova përfundimisht do të integrohet në BE.
“Kryeministri i Kosovës #Kurti duhet të dëgjojë Shtetet e Bashkuara dhe të bëjë çdo përpjekje për të normalizuar çdo lloj marrëdhënieje me Serbinë. Ai duhet të tregojë se po bën atë që mundet, dhe të bëjë presion dhe barrë mbi Serbinë”
“Nëse e bën këtë, ai do të fitojë një mbështetje shumë më të madhe nga Perëndimi – Shtetet e Bashkuara, BE dhe vende të tjera – dhe kjo do të shtrëngojë në mënyrë indirekte #Serbinë. Kjo është ajo që duhet bërë në mënyrë që të ecë përpara procesi dhe të rritet”
“Me të gjitha këto masa, unë absolutisht besoj se përfundimisht Kosova do të integrohet në BE”.
Kujtojmë se Alon Ben-Meir, është një ekspert amerikan në politikën dhe çështjet e Lindjes së Mesme, i specializuar në negociatat e paqes midis Izraelit dhe shteteve arabe.