Ekzekutivi e cakton koeficientin, u zbritën apo u ngritën pagat e sektorit publik?

Ekzekutivi e cakton koeficientin, u zbritën apo u ngritën pagat e sektorit publik?

110 euro do të jetë vlera monetare e koeficinetit, mbi të cilin do të “qëndisen” pagat e punëtorëve të sektorit publik të Kosovës, shkruan Gazeta “Enigma”.

Kështu është vendosur në mbledhjen e të martës të ekzekutivit kosovar.

Kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe prodhon vlerën e pagës.

Mirëpo, zhurmë e debat publik ka prodhuar në opinion ky vendim i Qeverisë, i cili deri më tani ishte ruajtur me fanatizëm në sirtarë të ekzekutivit.

Të pakënaqur janë shprehur sindikata e Policisë së Kosovës, ku ka reaguar kreu i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri.

Sipas tij, Sindikata e Policisë nuk do ta pranojë vlerën e këtij koeficienti.

“Në asnjë mënyrë nuk pranohet kjo sidomos nga Sindikata e Policisë, kjo është e papranueshme. Ne do të konsultohemi me kryesinë dhe do te reagojmë nuk e pranojmë asesi këtë”, u shpreh Zeqiri.

Kurse deri më tash nga SBASHK-u duket se janë pajtuar me koeficientin e ri prej 105 eurosh.

Sekretari i kësaj sindikate Ymer Ymeri, deklaroi se pajtohen me këtë vlerë të koeficientit, meqë sipas tij është arritur qëllimi i SBASHK-ut.

Por si po e shohin ekspertët këtë rritje?

Eksperti i Ekonomisë Safet Gërxhaliu në një prononcim për Gazetën Enigma, tha se ky koeficient prej 105 eurosh paraqet një stagnim në mbështetje ndaj qytetarëve, ku sipas tij disa sektor do të kenë zbritje të pagave.

Safet Gërxhaliu, ekspert i Ekonomisë

“Qytetari sot pret më tepër ndihmën e shtetit, ne kemi mendu që pak këtij ligji do të ketë rritje të pagave dhe se vlera e koeficientit do të jetë 120, por me koeficientin prej 105 është një stagnim në mbështetje dhe nuk do të ketë rritje të pagave biles ndoshta në disa sektorë do të ketë ulje dhe kjo do të sjellë pakënaqësi të mëdha”, tha Gërxhaliu për Enigmën.

Gërxhaliu shprehet optimist se një vendim i tillë do të diskutohen pasi që koha e inflacionit dhe ky koeficient do t’i motivoj të gjithë puntorët e sektorit publik.

“Besoj që vendimet e tilla do të diskutohen por në këtë kohë të inflacionit të rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës të jetë një koeficient i tillë do t’i demotivoj sektorin e arsimit, shëndetësisë e të gjithë ata që janë prekur nga njo vlerë”, vazhdoi ai.

Sipas tij viti 2022 dhe fillimi i vitit 2023 do të mbahet mend për një Qeveri me mungesë dialogu në shumë aspekte.

“Fatkeqësisht ky është një realitet, viti 2022 dhe fillimi i vitit 2023 do të mbahet mend për mungesë të dialogut publik-privat, mes opozitës dhe Qeverisë, dhe shkëputjen e komunikimit qendror dhe lokal”, përfundoi Gërxhaliu për Enigmën.

Kujt do t’i rritet e kujt do t’i zvogëlohet paga?

Rrogat bazë në sektorin publik në Kosovë do të ndryshojnë nga 5 shkurti, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për pagat, sipas të cilit vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro. Shumica e shërbyesve publikë pritet t’i marrin pagat e ardhshme me rritje.

Zyrtarët, të cilët para hyrjes në fuqi të ligjit të ri për pagat përfitonin pagë më të madhe, do të marrin një shtesë të barabartë me diferencën ndërmjet pagës aktuale dhe pagës së re bazë gjatë vitit të parë. Gjatë vitit të dytë, shtesa do të jetë në vlerën e 50-përqindëshit të diferencës mes pagave.

Ndryshe, Ligji për Pagat në Sektorin Publik është hedhur në votim dhe miratuar nga deputetët pa e ditur vlerën e koeficientit, e madje edhe është dekretuar si i tillë nga Presidentja./GAZETAENIGMA/

LEXO EDHE:

Related Articles