I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të arrijnë sot në Kosovë ku do të qëndrojnë për dy ditë radhazi.
Siç tha përfaqësuesi për dialogun dhe bashkëpunim rajonal, Lutfi Haziri, se temat kanë të bëjnë për një përmbyllje të marrëveshjes.
LEXO EDHE: Vizita e Escobarit në Kosovë, Haziri për Enigmën “ky takim do t’i jep oksigjen politik Kosovës”
Ndërsa, këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina, ka deklaruar për Gazetën “Enigma” se takimi i Presidentes Osmani me diplomatët do të mbahet në orën 16:00.
Ndryshe, pas Kosovës Escobar dhe Lajçak do ta vizitojnë edhe Serbinë.
Vizita e diplomatëve vjen pasi Kosova dhe Serbia qysh në korrik të vitit 2021 nuk kanë zhvilluar asnjë raund bisedimesh të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. /Gazeta Enigma/.
LEXO EDHE: Mustafa për “Enigmën”: Dialogu është problem i ynë, jo i amerikanëve, Kurti të tregoj mençuri