Eurobasket 2025: Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Danimarka

Eurobasket 2025: Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Danimarka

Përfaqësuesja e Kosovës, ka pësuar humbjen e parë në para kualifikueset e Eurobasket 2025.

Dardanët kanë pësuar humbje në udhëtim te Danimarka me shtatë pikë diferencë 82:75.

Çereku i parë i takoi vendasve që e mbyllën me 11 pikë diferencë 27:16, derisa në të dytin Kosova ishte më e mirë duke fituar me 10 pikë para 17:27.

Kësisoj pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi me epërsinë e vendasve 44:43.

Dy çerekët e fundit ishin më të barabartë dhe shumë më të luftuar, por në fund vendasit arritën fitore me shtatë pikë diferencë.

Gabriel Lundberg ishte më efikasi te vendasit me 20 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, derisa Zohore shtoi 19 pikë të tjera.

Te Kosova më efikasi ishte fundori amerikan i natyralizuar Dominic Artis me 23 pikë, ndërsa Dardan Berisha shtoi 13 pikë të tjera.

Ndeshjen e radhës dardanët e zhvillojnë në udhëtim te Zvicra më 29 të këtij muaji.

Related Articles