Një rast dhune raportohet se ka ndodhur mbrëmë në një familje në Ferizaj.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një person ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike në vazhdimësi ndaj gruas së tij.
Megjithatë, viktima edhe pse e ndodhur në këtë situatë, nuk e ka raportuar rastin në Polici, shkruan Sinjali.
60-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij teksa ka shkuar në shtëpi në gjendje të dehur. Madje, i dyshuari e ka kërcënuar viktimën duke i thënë “kom me t’pre me thikë se i kom bo 60 vjet, s’kom pse me jetu unë”.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”.