Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka thënë se Franca mirëpret vendimin e Kosovës dhe Serbisë për të pranuar propozimin e bashkimit evropian për “Marrëveshjen Themelore”.
Nga Parisi zyrtar thonë se tashmë presin nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen në dialog pa rezerva dhe me të njëjtën frymë kompromisi në implementimin e kësaj marrëveshje të cilën e quajnë si esenciale për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor
Gjithashtu kanë bërë thirrje që të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Brukseli duhet implementohen pa vonesa përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Franca e mirëpret këtë vendim të guximshëm të dy vendeve. Tani pret që Serbia dhe Kosova të angazhohen pa rezerva dhe me të njëjtën frymë kompromisi në zbatimin e kësaj marrëveshjeje thelbësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Franca gjithashtu rikujton se të gjitha marrëveshjet tashmë të lidhura në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian duhet të zbatohen pa vonesë, duke përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe”, kosntaton MPJ e Francës.
“Franca mbetet plotësisht e mobilizuar, në mbështetje të ndërmjetësimit evropian, për të arritur përparim të shpejtë me synimin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, përfundon reagimi.