Forca e Sigurisë së Kosovës me ftesë të ushtrisë së Sllovenisë, do të marrë pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “Skuadra më e mirë 2021”.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook.
“FSK vazhdon me stërvitje dhe gara ushtarake bashkë me vendet anëtare dhe partnere të NATO-s. Deri sa jemi duke marrë pjesë në Stërvitjen Fushore “Disaster Relief Military Mobility Exercise 2021” me rreth 20 vende anëtare dhe partnere të NATO-s, sot një njësi tjetër e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, do të marrin pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “ Skuadra më e mire 2021””, ka shkruar Mehaj.
Sipas Mehajt kjo është edhe një mundësi e shkëlqyeshme që njësitë e FSK-së të konfirmojnë shkathtësitë e tyre dhe të promovojnë bashkëpunimin ndërkombëtar të korpusit të nënoficerëve tanë në ndërveprueshmëri me kolegët nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s.
“Forca djema dhe vasha tona! Kemi besimin maksimal në fitoret tuaja!”, ka përfunduar Mehaj. /Gazeta “Enigma“/