Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka njoftuar se do të udhëtojë për në ShBA pa dhënë detaje se cila është arsyeja e vizitës.
Gërvalla para anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane tha se ka kohë të kufizuar për të raportuar shkaku i udhëtimit të saj për në ShBA.
“Kam kohë të kufizuar pasiqë tani do të shkoj në Shkup për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara me një vendim që është marrë dje”, tha Gërvalla.
Zëvendëskryeministrja Gërvalla tha poashtu se si ministri janë në përgatitje të takimit me Komisionin Evropian lidhur me raportin e fundit të progresit.
“Jemi në përgatitje të takimit mes institucioneve tona dhe Komisionit Evropian se ku jemi me proceset evropiane jo vetëm për MSA-në por edhe me procese tjera që ndërlidhen me rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane”, tha ajo. /Gazeta Enigma.