Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 6 raste të dhunës në familje, raporton Gazeta “Enigma”.

Incidentet kanë ndodhur në rajone të ndryshme të vendit dhe përfshijnë dhunë fizike, psikologjike dhe kërcënime, ndërsa policia dhe institucionet përkatëse kanë nisur hetimet për të mbrojtur viktimat dhe për të sjellë drejtësi.

Tri raste të dhunբs në familje kanӕ ndodhur vetëm në rajonin e Prishtinës.

“Graçanicë 24.10.2024-06:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht ankuesja femër kosovare nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.

“Fushë Kosovë 24.10.2024-11:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare e kishte ofenduar dhe kanosur viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”.

“Prishtinë 19.10.2024-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Rajonin e Prizrenit ku vitima femër është sulmuar fizikisht, e cila ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Prizren 24.10.2024-01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me një karikatorë dhe 6 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

E në rajonin e Pejës u raportu se dhunë ka pasur në mes të dy meshkujve.

“Pejë 24.10.2024-16:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është kërcënuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”.

Ndërsa në rajonin e Gjakovës e dyshuara ka pranuar mesazhe kërcënuese nga një mashkull kosovar.

“Gjakovë 22.10.2024-19:48. Është raportuar se ankuesja femër kosovare ka pranuar mesazhe kërcënuese nga i dyshuari mashkull kosovar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles