Gjendje e rëndë me COVID-19, edhe tri shkolla në Viti kalojnë në mësim online

Gjendje e rëndë me COVID-19, edhe tri shkolla në Viti kalojnë në mësim online

Përkundër paralajmrimeve të Qeverisë se shkollat do mbyllen të fundit, edhe tri shkolla në Viti kanë kaluar në mësim online, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Kështu është bërë e ditur nga Komuna e Vitisë.

“Nga e hëna do të zhvillojnë mësimin sipas skenarit C (online) të MASHT-it. Shkollat e tjera gjatë fundjavës janë dezinfektuar dhe do te vazhdohet me testime rapide edhe gjatë javës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Njoftim Publik nga Drejtoria Komunale e Arsimit

—————————————————————–

Shëndeti i fëmijeve është mbi të gjitha!

Duke zbatuar rekomandimet e Taskforcës së DKA-së për testimin e nxënësve, stafi i QKMF-së në koordinim të plotë me menaxhementin e shkollave po vazhdon me testime rapide në Institucionet Arsimore.

Pas rritjës së numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19, si dhe personelit arsimor, stafit teknik e administrativ dhe në harmoni me udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online, dhe rekomandimin e IKSHPK-së në Gjilan, shkollat:

SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” – në Viti

SHFMU “Nazmi Pajaziti” – në Radivojc

SHFMU” Skender Emerllahu” – në Ramjan

Nga e hëna do të zhvillojnë mësimin sipas skenarit C (online) të MASHT-it.

Shkollat e tjera gjatë fundjavës janë dezinfektuar dhe do te vazhdohet me testime rapide edhe gjatë javës.

Ju lutem ti respektoni rregullat e t’a mbrojmë shëndetin e nxënsëve dhe personelit arsimor.

Related Articles