“Policia e Kosovës duhet që të ketë kujdes edhe në aspektin e ruajtjes së imazhit të saj sepse shumë shpejt mund të humb përkrahjen dhe mbështetjen nga ana e qytetareve”, kështu ka thënë eksperti i sigurisë, Drizan Shala për Gazetën “Enigma”, kur është pyetur për gjobat e Policisë ndaj qytetarëve për mos zbatmit të masave anti-COVID.
Sipas Shalës, qeveria ka zgjedhur të vetmën mënyrë atë të frikës se sa të shkoj në drejtim të arritjes të vetëdijes, ku këto masa do të ishin të panevojshme.
Ai ka propozuar edhe masat që sipas tij do të ishin më të efektshme për ta parandaluar infektimin e mëtejmë të qytetarëve.
“Masat që duhet të ndërmerren dhe që do mund të rritet efikasiteti i luftës kundër COVID-19 do kishte me qenë që personat pa certifikat anti-COVID mos të ju jipet mundësia që të marrin pjesë në jetën shoqërore publike dhe kështu arrihet niveli i vetëdijsimit në këtë luftë”, ka deklaruar Shala.
Qytetarët vendosin maskën nga “frika” e dënimeve nga Policia e Kosovës
“Duke marrë parasysh të ardhurat e një familje mesatare në Kosovë, dënimi padyshim ndikon në bartjen e maskave sepse përveq shëndetit ka edhe dëme financiare, unë personalisht e vendosi maskën veq për mos me marrë dënim nga policia”, thotë Sanije Dalipi për Gazetën “Enigma”.
“Unë maskën e vendosi veç për mos me marrë 35 euro dënim, se ajo maskë nuk më mbron. Policia nuk arrijnë kurgjo me këto dënime, është shumë e pa logjikshme kur je vet duke ecur me vendos maskë”, thotë Zineta Ameti, banore e Prishtinës
Të njejtin mendim ka edhe Artan Berisha, “Është dasht me kohë me intervenu, mos me lon hapjen e diskotekave, mos ni leju dasmat për të mos arritur tani në këtë pikë. Edhe unë maskën e vendosi shkaku që mos mu dënu”.
Policia e Kosovës pas shtrëngimit të masave anti-COVID deri më 5 shtator ka shqiptuar mbi 22 mijë gjoba dhe ka dhënë mbi 7 mijë e 500 vërejtje.
“Policia e Kosovës nuk ka për qëllim ndëshkimin e qytetarëve por parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe sensibilizimin e qytetarëve”, thotë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Ai ka deklaruar se sipas urdhrit operativ nëpër qendra tregtare dhe kudo janë shqiptuar masa edhe për persona fizik dhe këdo që nuk ka respektuar masat.
“Bazuar në të gjitha këto aktivitete të policisë së Kosovës, përfshirë edhe anën e sensibilizimit duke dhënë mesazhe të shumta e deklarata që të respektohen masat në interes të shëndetit publik, krahas kësaj kemi shqiptuar edhe gjoba”, ka deklaruar Kelani.
Situata epidemiologjike në Kosovë është përkeqësuar që nga fundi i muajit korrik dhe fillimi i gushtit
Më 30 gusht Qeveria e Kosovës fuqizoi masat kundër pandemisë, duke përfshirë edhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00.
Ndërsa Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia ka diskutuar me kryetarët e komunave për masat e reja ndaj pandemisë që do të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator. Sipas një komunikate të Asociacionit të Komunave të Kosovës ministria Vitia ka thënë se masat që pritet të merren janë këto:
- Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.
- Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën fizike 1.5 metra.
- Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.
- Gastronomia vazhdon të punojë deri në ora 21:30 vetëm në hapësira të jashtme.
- Në pikat kufitare nga 13 shtatori personat mbi moshën 16-vjeç janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit.
- Qendrat dhe institucionet e kulturës pezullojnë aktivitetet deri më 26 shtator.
Kurse, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të premten se numri i vaksinave të dhëna në Kosovë ka arritur në një milion.