Hamza publikon programin qeverisës: Kosovën do ta bëjmë më të mirë

Hamza publikon programin qeverisës: Kosovën do ta bëjmë më të mirë

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka publikuar programin e tij qeverisës të martën, teksa ka premtuar se me të në krye të ekzekutivit, Kosova do bëhet një vend më i mirë, raporton Gazeta Enigma.

Teksa e paraqiti planin qeverisës Hamza është shprehur se është koha për një qeveri që dëgjon dhe punon.

“Kosovën do ta bëjmë ma të mirë me punë të përbashkët dhe me votën tuaj më 9 shkurt. Programi im zgjedhor nuk është thjesht një plan, por është një angazhim për çdo qytetar, ku askush nuk përjashtohet dhe askush nuk harrohet. Është koha për një qeveri që dëgjon, punon dhe sjell rezultate. Për të gjithë, pa dallim”, ka shkruar Hamza.

Në programin prej 62 faqesh, Hamza ka listuar disa nga pikat, ku përfshihet, zhvillim i qëndrueshëm për të gjithë, një jetë me dinjitet për çdo familje, Furnizim i sigurt dhe i qëndrueshëm me energji elektrike, një qasje e re për sektorin minerar, si dhe bujqësi e zhvilluar dhe inovative.

Aty flitet dhe për arsim për të ardhmen, shëndetësia me pacientin në qendër, e administratë në shërbim të qytetarëve, reforma në drejtësi, zhvillimi i turizmit, sportit.

Siguria është një nga pikat kryesre e planit të Hamzës “një Kosovë e fortë dhe e përgatitur për çdo sfidë”, theksohet aty. / Gazeta Enigma.

Njoftimi dhe planprogrami i plotë:

Related Articles