Mëngjesin e së dielë, në orën shtatë janë hapur vendvotimet për votim në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, në pjesën që ka të bëjë me gjyqësorin.
Qytetarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre në pak më shumë se 8000 qendra votimi, të cilat mbyllen në orën 20:00, raporton media serbe Tanjug, përcjell Gazeta “Enigma”.
Mbrëmëmjen e së shtunës vonë, Komisioni i Zgjedhjeve atje ka marrë vendim që serbët e Kosovës të votojnë në katër qytete të Serbisë si: Kurshumlia, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranjë, kjo pasi Kosova nuk lejoi mbajtjen e referendimit serb në Republikën e Kosovës.
Për këtë çështje Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi./Gazeta Enigma/