Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës

Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu të martën ka kujtuar 24 marsin e vitit 1999, me ç’rast ka thënë se bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

“Si përgjigje ndaj ciklit të dhunës që kishte marrë trajtë gjenocidi dhe politikave të regjimit të Millosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës, 19 vende të NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisën fushatën ajrore mbi caqet policore dhe ushtarake serbe për 78 ditë. Gjatë kësaj periudhe, ndërhyrja e NATO-s nga ajri dhe qëndresa e UÇK-së në terren u ndërthurën në një çast përcaktues për Kosovën”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. 

Ajo ka thënë se nderojnë me mirënjohje rolin vendimtar të NATO-s, sakrificën e UÇK-së dhe të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës.

“Jemi përherë falënderues për mbështetjen e miqve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë që nuk na lanë vetëm në momentet më të vështira”, ka shkruar Haxhiu. / Gazeta Enigma.

Related Articles