Haxhiu: Emrat e personave që e kryejnë provimin e Jurisprudencës nuk do të vijnë më me porosi nga niveli i lartë

Haxhiu: Emrat e personave që e kryejnë provimin e Jurisprudencës nuk do të vijnë më me porosi nga niveli i lartë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu iu është kundërpërgjigjur akuzave të partive opozitare, lidhur me emrat e propozuar për Komisionin për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, raporton Gazeta “Enigma”.

Ajo gjatë fjalimit të saj në Kuvend, ka thënë se asnjëherë nuk do të propozonte emra në këtë komision që e kanë shkatërruar sistemin e drejtësisë.

“Reagimet dhe akuzuat e pa baza në drejtim të anëtarëve për provim të Jurisprudencës nga gjitha partitë opozitare, vetëm po ma forcojnë bindjen se kam bërë shumë mirë që i kam propozuar personat në fjalë. Nuk e di çka keni mendu, a keni mendu se unë kam me i propozu personat që ju shërbejnë juve e që janë brenda sistemit të drejtësisë, e keni shumë gabim. Unë nuk mundem që për anëtar të provimit të Jurisprudencës të propozoj anëtarë të cilët e kanë shkatërruar sistemin e drejtësisë”, theksoi ajo.

Tutje ajo theksoi se shteti vazhdon të jetë i kapur, dhe se Vetingu po bëhet pikërisht për ta pastruar këtë sistem. “Pikërisht sepse shteti është i kapur, shteti vazhdon të jetë i kapur nuk ka ndryshuar asgjë që është ndërruar qeveria, kemi shumë punë për ta ç’kapur shtetin. Më vjen keq që ju kam dëshpëruar”, tha tutje ajo.

Ndër të tjera ajo deklaroi se në të kaluarën, emrat e personave që është dashur që komisioni t’i kaloj në provimin e Jurisprudencës, kanë ardhur nga niveli i lartë. “Duke pasur parasysh se çka ka ndodh në të kaluarën, komisioni i kaluar mua më kanë ardhur në zyre, dhe më kanë thënë që komisionit të kaluar i kanë shkuar emrat të kandidatëve e kush duhet me kry provimin e jurisprudencës, bile nga nivelet më të larta”, potencoi ajo.

Tutje ajo tha se “Ajo që ju siguroj se emrat e rinj nuk pranojnë emra. Për këtë unë sigurohem, vetëm një rast të tillë të jetë, vet i bëj kallxim penal në prokurori”.

Ndërkaq partitë nga opozita deklaruan se shumica e emerave të propozuar Komisionin për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, nuk i plotësojnë as kriteret elementare ligjore./Gazeta Enigma.

Related Articles