Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill në prag të takimit të sotëm ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit ka thënë se ‘nuk pret rezultate të shpejta’.
Sipas tij për SHBA-të është me rëndësi që të krijohet Asociacioni me shumicë të komunave serbe.
Diplomati amerikan ka thënë se është një takim shumë i rëndësishëm dhe kërkon zgjidhje që është e pranueshme për të gjithë
Megjithatë, ai ka thënë se ‘nuk pret rezultate të shpejta’.
“Procesi i Berlinit nuk i kënaqë njerëzit të cilët presin menjëherë finalizim. Besoj se do të ketë përparim, sepse ka shkuar gjatë pa lëvizje para. Tash po punohet që të ketë marrëveshje. Nga perspektiva amerikane vlerësoj se është më rëndësi që sa amë parë të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar ambasadori Hill në Kragujevc të Serbisë.
Ai ka deklaruar se SHBA-ja është shumë aktive në këtë dialog.
“Përfaqësuesi jonë Gabriel Escobar është në Bruksel sot, kështu që jemi të pranishëm. Dua të them që SHBA e Evropa kanë një bashkëpunim të ngushtë në këtë temë’, ka thënë Hill.