Ish-ministri i Financave: Ndarja e 100 eurove nga Qeveria ishin vitra për studentët

Ish-ministri i Financave: Ndarja e 100 eurove nga Qeveria ishin vitra për studentët

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, ka theksuar se ndarja e 100 eurove nga Qeveria për studentët në prag të zgjedhjeve ishin vitra, shkruan Gazeta “Enigma”.

Këto deklarata Shatri i ka bërë pas njoftimit të ASK se ka rritje të inflacionit për 4.2 për qind.

Në një përgjigje për Gazetën “Enigma” ai tha rritja e çmimeve nënkupton rënien e standardit jetësor, sidomos për familjet me paga mesatare dhe ato me paga nën mesatare.

Ndërsa për 100 eurot që do ti ndahen studentëve tha se nuk i ndihmojnë asgjë një studenti, me këtë veprim munden me rrit standardin vetëm për dy ose tri ditë.

“Çmimet e artikujve të domosdoshëm janë shumë më të larta, kjo nënkupton se ka rënie të standardit jetësor, sidomos në familjet me paga mesatare dhe me paga nën mesatare. Qeveria nuk mundet me bë asgjë sepse s’ka kurrfarë fuqie me vendos, është deshtë me bë qe 4 vite që kanë pasur mandat të plotë, e tash po ndajnë vitra para zgjedhjeve, ato s’janë asgjë sepse 100 si ndihmojnë asgjë një studenti. Ato munden me shërbye nja dy ose tri ditë me rrit standardin”, tha ish-ministri i Ekonomisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles