Arrestohet ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë së Kosovës, Policia e Malit të Zi e kap me 50 kg marihuanë

Arrestohet ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë së Kosovës, Policia e Malit të Zi e kap me 50 kg marihuanë

Ish-sekretari i Ministrisë së Tregëtisë dhe Industrisë së Kosovës, Burim Reci, është arrestuar me 50 kilogramë marihuanë në Mal të Zi, njofton gazeta malazeze “Vijesti”, përcjell Gazeta Enigma.

Reci është arrestuar në mëngjesin e të martës rreth orës 3:30, në terminalin e daljes.

Të martën, nga Drejtoria e Doganës në Mal të Zi u njoftua se zyrtarët gjatë kontrollit të një veture Audi me targa të Kosovës, të drejtuar nga një shtetas i Kosovës, kanë gjetur shtatë pako me marihuanë.

“Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganës në mëngjesin e sotë, rreth orës 3:30 kanë parandaluar kontrabandën e lëndës bimore të dyshuar si drogë narkotike marihuanë me peshë rreth 48.2 kilogramë. Është arrestuar B.R. nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘mbajtje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Masat dhe veprimet e mëtejme policore – prokuroriale për këtë rast janë nën vazhdim e sipër”, thuhet në njoftim të Policisë.

Reci u punësua në pozitën e sekretarit të MTI-së gjatë Qeverisë Haradinaj dhe u largua nga detyra në vitin 2020. Ai ishte larguar e kthyer në detyrë disa herë për gjatë kësaj periudhe. 

Image

Related Articles