Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë ka thënë se janë të detyruar të marrin masa të reja, pasi që ditëve të fundit është rritur numri i të infektuarve.
Sipas tij, detyrë mbi detyrë për të gjithë qytetarët është vaksinimi.
Pjesë nga fjalimi i kryeministrit Kurti:
Ftojmë qytetarët që të caktojnë termine dhe të vazhdojnë me procesin e vaksinimit sepse varianti delta është i pandalshëm.
E kemi të detyrushme që të marrim masa të reja të cilat do ta ngadalësojnë ritmin e infeksioneve dhe në këtë mënyrë ta ruajnë shëndetin publik.
Distanca fizike, maskat e higjiena personale është e domosdoshme por detyrë mbi detyrat është vaksnimi, vaksina ka, mund të zgjidhet lloji i saj, vetëm se duhet të merret.
Nuk kemi të vdekur nga varianti Delta që janë infektuar.