Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë regjistruar katër vdekje nga COVID, raporton Gazeta Enigma.
Nga 3 mijë e 823 testime, 84 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID në Kosovë, derisa 786 pacientë janë shëruar.
Ndërsa, numri i rasteve aktive me COVID në Kosovë është 5 mijë e 371.
Vlen të theksohet se numri total i dozave të administruara është mbi 1 milion, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë dhënë 15 mijë e 880 doza.