Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicë, raporton Gazeta Enigma.
Gazeta Enigma e ka konfirmuar këtë nga zëdhënësi i Policisë së Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili theksoi se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.
“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se viktima m/sh/k, ka pësuar lëndime, nga informacionet fillestare bëhet e ditur se viktima lëndimet i ka pësuar derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në rrugën ” Agim Ramadani” në Mitrovicë. I lënduari është dërguar për tretman mjeksëor në spitalin rajonal në Mitrovicë. Njësite përkatëse policore jan në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes”, tha Zahiti.
Ndërsa, ‘Mitropol’, nga burimet e saj tha se personi që kishte rënë nga ndërtesa ka pësuar gjakderdhje në tru dhe ka thyer duart dhe këmbët.
Sipas tyre, ambulanca e ka marrë nga vendi i ngjarjes, pasi gjendja e tij është shumë e rëndë.