Kalimi i makinave të pa zhdoganuara dhe i personave pa teste anti COVID dhe vaksinë në kufi, janë disa nga shkeljet më të shpeshta të policëve të arrestuar në Morinë, të dokumentuara nga përgjimet me video dhe audio.
Abcnews.al ka zbardhur 2 raste të tjera, ku bëhet fjalë për marrje rryshfeti nga ana e policëve për të kaluar makina të pazhdoganuara si të personave që nuk kishin me vete të gjithë dokumentet që u duheshin për të kaluar në kufi.
Përgjimet e zbardhura nga abcnews.al dokumentojnë rastet e korrupsionit
Punonjësi i policisë thërret një shtetas, ky dyshohet të jetë koleg
Polici: O Arben….ee ka prure krejt makina ky… sjell makina ky.
Kolegu tjetër Arbeni: (Nuk kuptohet përgjigjia)
Polici: O Arben?
Arben.G i drejtohet pasagjerit: Nga je ti?
Shtetasi: Nga Burreli (ne vijim bisede qe nuk mund te transkriptohet)
Polici: Ku është ai djali?
Shtetasi: Iku ne makine.
42.2.4. Punonjësi i policisë Fatri Braha duke ju shpjeguar kolegut me emrin Arben që hyn në kabinë: I thashë tre makina nuk lejohet (ndërkohë vijon bisedën me pasagjerin por nuk kuptohen fjalet). Nderkohe gjatë kësaj kohe pasagjeri që komunikon hedh një dokument në dukje pasaporte mbi tavolinën e punonjësit të policisë Fatri Braha të mbyllur. Punonjesi i policisë e merr dhe pasi e hap nga brenda pasaporta bie një valute në dukje prerje 10-euro. (Pasqyruar në procesverbalin e kqyrjes me fotografi). Sipas prokurorisë dhenia e rryshfetit nga shtetasi kundrejt presionit që i është krijuar në bashkëpunim me kolegun Arben nga punonjësi i policisë Fatri Braha është kundrejt mosveprimit nga ana e punonjësit te policisë, pasi ky i fundit nëse konstaton se brenda periudhës gjashtë mujore ke kryer hyrje në R.Sh të disa mjeteve të cilat rezultojnë të pa zhdoganuara ka detyrimin që shtetasin në fjale mënjëherë sa e konstatojne ta dërgojnë të shoqëruar në ambinetet e doganës për kryerjen e procedurave doganore. Në sistemin TIMS është bërë një veprim fiktiv nga punonjësi i policisë Fatri Braha duke thënë se “Ju kalua doganës për veprim”, por në fakt ky veprim nuk është kryer.
42.2.5. Nga verifikimi në sistemin TIMS rubrika hyrje shtetas Shqiptare në këtë interval kobor ora 16:21 deri ne oren 16:25 min, janë përpunuar dokumentat e shtetasve R.LL drejtues i automjetit autoveture dhe shtetasit E.LL pasagjer në të njëjtin automjet.
Duke u bazuar edhe tek biseda e kryer nga verifikimi i metejshëm në sistemin TIMS të dhëna personale të shtetasve rezulton se kanë futur një numër të konsiderueshëm automjetesh në R.Sh ku dyshohet se i tregëtojnë. Në orën 17:11 min në kabinën ku ende është duke punuar punonjéis i policisë Fatri Braha paraqiten disa shtetas nga Kosova. Biseda e zhvilluar midis tyre dhe punonjësit të policisë për aq sa kuptohet është si më poshtë vijon:
BRAHAF: Tije Arsimi ee?
Shtetasi KS: Po
BRAHAF: Si e ke emrin ti?
Shtetasi tjeter Kosovar: Bajrush dokuemnti ka mbaru krejt
BRAHAF: A jeni tre veta?
Shtetasi KS; Kater jemi
BRAHAF: Hape krahun pak uli xhamat se je me xhama te zi….ma jep dokumentin ti
Shtetasi KS; E ka harru
BRANAF: Shko mere ku e ki. A e di familja qe ka ik?
Shtetasi KS; E di
BRAHAF: A keni bo vaksina ju? Testin?
Shtetasi AS: Po e kemi
BRAHAF: Po ato mbrapa? (per disa sekonda fjale qe muk kuptphen nderkohe qe ju merr dhe telefonat e kontrollon vaksinat)
Shtetasi KS; Jo vaksinat i kena krejt te tre
BRAHAF: Njoni s’e ka as dokumentin as ate
Shtetasi KS: Per një kafe…
BRAHAF:….Merr ne dore nje dokukent ne dukje pasaporte brenda se ciles eshte nje kartmonedhe prerje 10-teshe euro dhe e vendos para pajisjes skaner. Deri ku jeni tu shku mor?
Shtetasi Ks; Deri te ditelindja e axhes. Hajt faleminderit (momenti kur marrin dokumentat dhe lejohen te hyjne ne Shqiperi.)
43.1. Ajo qe konstatohet ështe se në mungesë të testeve Covid-19 dhe për shkak se njeri prej shtetasve nuk disponon dokumenta udhëtimi Fatri Braha në forme presioni ju kërkon shtetasve rryshfet, kërkesë për të cilên ata bien dakord në kembim të lejimit të udhëtimit për në Shqipèri.
Nga verifikimi në sistemin TIMS rubrika hyrje shtetas të huaj rezulton se në këtë interval kohor nga punonjësi i policisë Fatri Braha janë përpunuar dokumentat e shtetasve Kosovare A.J , B.H. i cili është edhe drejtues automjeti me të cilin udhëtojnë të katërt shtetasit autoveturë si dhe B.Z.
Pasagjeri i katër nuk rezulton të jetë i regjistruar në sistemin TIMS duke argumentuar kështu edhe marrjen e rryshfetit nga punonjësi i policisë Fatri Braha (Pasqyruar te dhenat dhe momenti i dhenies se rryshfetit ne Procesverbal kqyrje marrje dok).
Gjithashtu, në vijim të veprimeve të kryera në kabinën nr.2 ku është instaluar pajisja përgjuese audio dhe video konstatohen paligjshmëri dhe veprime korruptive nga punonjësi i policisë Muhamet Cengu i cili ne oren 17:34 min zvendësohet në postin e punës nga punonjësi Dashnor Braha. Punonjesi i policisë, i cili eshtë i ulur në këtë kabinë Muhamet Cengu (identifikuar nga perpunimi i pasagjerit Florim Mustafa në orën 16:14, krahasuar me fotografinë e shfaqur në kompjuter), ngrihet nga karrigia e tij dhe i liron vendin kolegut të vet, Dashnor Brahes. Pasi cohet nga karrigia, fut dorën në xhepin e pantallonave dhe pasi nxjerr dorën vërehet që të mbajë në dorë një sasi monedhash valute në dukje curo sipas pamjeve të pasqyruara në procesverbalin e këqyrjes. Pasi e kalon atë shumë parash (prerje euro të palosura) në dorën tjetër, fut perseri dorën e majtë në xhep dhe prej andej nxjerr nje sasi monedhash në dukje hekuri, te cilat më pas i hedh në çantën e kolegut te tij, e cila gjendet mbi tavoline me ngjyre jeshile dhe material në dukje rrobë. (Cante, e cila mbahet gjate gjithe kohes nga punonjesi Dashnor Braha) Po ashtu. pasi fut doren në xhep për herë të dytě, e zbraz monedhat perseri tek çanta ngjyrë jeshile.
Ne përfundim të ketyre veprimeve njëri nga punonjesit e policise (Muhamet Cengu) del jashtë, ndërsa punonjësi i policisë, i cili është i ulur para kompjuterit, çantën jeshile e vendos mbi çantën ngjyre të zezë, të cilen e mbante në dorë kur hyri në kabinë, ndersa çantën ngjyre jeshile e kishte brenda ne kabine mbi tavolinë punonjësi i policise, i cili u largua. Dëgjohet edhe një bisedë mes tyre, (Dashnor Braha punonjësi i ulur dhe punonjësit që rifutet në kabinë i dyshuar si Muhamet Cengu).