Kosova “çlirohet” nga masat e BE-së teksa Serbia po merr përgjigjen e merituar

Kosova “çlirohet” nga masat e BE-së teksa Serbia po merr përgjigjen e merituar

Të mërkurën e 17 dhjetorit Bashkimi Evropian ka hequr 50 për qind të masave ndaj Kosovës, teksa gjitha masat në fuqi pritet te hiqen deri në fund të janarit, shkruan Gazeta “Enigma”.

Teksa Kosovës iu larguan masat, Serbia në anën tjetër nuk morri pjesë në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian të mbajtur të mërkurën, event ky ku u komfirmua lajmi i mirë për Kosovën.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Arton Muhaxheri i tha Gazetës “Enigma” se ky veprim nga ana e Bashkimit Evropian është një sinjal pozitiv, por edhe një mesazh politik.

Ndërsa për mungesën e Serbisë në samitin e liderëve të BE-së tha se nuk është rastësi, por pasojë politike.

“Heqja e masave ndaj Kosovës është një sinjal pozitiv, por edhe një mesazh politik: BE po shpërblen bashkëpunimin dhe po tenton të rikthejë balancën në rajon. Në anën tjetër, mungesa e Serbisë në samitin e liderëve të BE-së nuk është rastësi, por pasojë e një politike të dyfishtë që Brukseli e ka toleruar për një kohë të gjatë”, tha Muhaxheri për “Enigmën”.

Sipas tij “mospjesëmarrja dhe ftohja diplomatike janë sinjale, por jo ende masa reale. Përderisa Serbia vazhdon të luajë mes BE-së, Rusisë dhe Kinës pa kosto konkrete, vështirë të flitet për një ndryshim serioz të qasjes së bashkësisë ndërkombëtare. Mesazhi ekziston, por ende nuk është shndërruar në presion real”.

“Vuçiq dikur shkonte në Moskë dhe këndej, tani ka mbetur as andej e as këndej”

Analisti politik Shkëlzen Maliqi, ka komentuar vendimit e fundit të BE-së ndaj Kosovës, “arritjet” e Osmanit dhe “huqjen” e Vuçiqit.

Në një përgjigje për Gazetën “Enigma” Maliqi ka thënë se Vuçiqit “i ka humbur rruga”, si pasoje e sanksioneve që kanë marrë për industrinë e naftës që është në pronë të Serbisë.

“Për shkak të kritikave që i ka marrë Vuçiq ka vendosur që mos të shkoj në atë takim, më parë shkoni n edhe në Moskë edhe këndej. Ndërsa tani kanë mbetur as andej as këndej. Në këtë pikë besoj që kanë ndikuar edhe sanksionet që i kanë marrë për industrinë e naftës së Serbisë që është pronë e Rusisë”, deklaroi ai.

Sipas Maliqit, Osmani këtë rritje e ka prezantuar si fitore të saj që ta përdor tani para zgjedhjeve.

“Sa për neve për heqjen e sanksioneve edhe më herët është paralajmëruar se munden me i heq, por ndoshta kanë prit mbas zgjedhjeve, edhe kjo pjesërisht është shfrytëzuar nga Vjosa Osmani që ta prezantoj si fitore të saj ose kontribut, kjo edhe ashtu nuk është më aktuale që të përdoret për zgjedhje duke thënë që neve kemi merita që janë hequr, por në të vërtet është dashur të pyetet se kush i ka meritat që ne kemi ardhur deri në këtë pikë”, deklaroi Maliqi.

“Po përgjegjësinë se ishim nën masa plotë 900 ditë kush do ta mbajë?”

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas lajmit për heqjen e masave nga BE. Ajo tha fillimisht pyeti se kush do ta mbajë përgjegjësinë që ishim nën masa për 900 ditë.

“A i keni parë mashtruesit tek lavdërohen për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së. Po përgjegjësinë se ishim nën masa plotë 900 ditë kush do ta mbajë? Për gati tri vjet Kosova humbi mundësinë t’i shfrytëzoj mbi 600 milionë Euro projekte, lë anash koston e imazhit të vendit e cila s’mund të matet me asnjë vlerë montare”, theksoi Bajrami.

“Këtu po i listoj vetëm 5 projekte (vetëm në tri fusha: 1.ujë të pijshëm, 2.trajtim i ujërave të zeza, ricikilm i mbeturinave dhe 3.bujqësi) të cilat për shkak të qeverisjes Kurti që na solli deri ta masat ndëshkuese të BE-së nuk kanë ndodhë në 2023, as në 2024, as në 2025 dhe ende nuk dihet nëse do të fillojnë në 2026-të. Shuma e financimit vetëm për këto projekte është rreth 293 milionë Euro”, tha ajo.

Kurse kryetari i PDK-së Bedri Hamza e ka mirepritur heqjen e masave ndaj Kosovës.

“Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës është një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë. Qytetarët tanë nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie. I falënderoj partnerët evropianë për mbajtjen e premtimit. Tani duhet të hapet një kapitull i ri me BE-në, i bazuar në reforma, integrim evropian dhe zhvillim ekonomik. Bashkë me aleatët, Kosova do të ecë përpara!”, ka shkruar Hamza. /Gazeta Enigma/

Related Articles