Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpejt pritet që ta nënshkruajnë Marrëveshjen e Përgjithshme të Sigurisë së Informacionit e cila njihet si (GSOIA).
Kjo marrëveshje ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare.
Me këtë rast ka filluar faza përgatitore për këtë marrëveshje.
Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.
“Siguria e teknologjisë sonë të mbrojtjes si dhe mbrojtja e balancuar e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së të dhënave, është sistemi i synuar në mbështetje nga Administrata e Sigurisë së Teknologjisë së Mbrojtjes e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes”-tha Mehaj.