Kosova e dyta në Ballkan për luftimin e korrupsionit, sipas KDI-së

<strong>Kosova e dyta në Ballkan për luftimin e korrupsionit, sipas KDI-së</strong>


Nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kanë theksuar se Kosova renditet si shteti i dytë në Ballkan sa i përket luftimit të korrupsionit, raporton Gazeta “Enigma”.

Kështu deklaroi hulumtuesi i këtij Instituti, Eugen Cakolli, i cili potencoi se Kosova renditet e 84-ta në botë.

“Për vitin 2022 rezultatet e Indeksit tregojnë që disa shtete të botës kanë pasur fare pak apo nuk kanë pasur progres në luftimin e korrupsionit duke bërë që 2/3 e shteteve të botës të jenë në anëtare të pranueshme prej 50 pikësh ku bën pjesë edhe Kosova. Për vitin 2022 Kosova është e vlerësuar me gjithsej me 41 pikë duke u renditur në vendin e 84 nga 180 shtete të botës”, theksoi ai.

Tutje ai shtoi se ky rezultat reflekton një trend të vazhdueshëm dhe inkurajues të njehsimit të Kosovës në këtë indeks krahasuar me vitet e kaluara.

Sipas KDI-së, në raport me vendet tjera të Ballkanit, Kosova renditet e dytë pas Malit të Zi ndërsa lë pas vetes Maqedoninë e Veriut me 40 pikë, Shqipërinë dhe Serbinë me nga 36 pikë si dhe Bosnje Hercegovinën me 34 pikë. / Gazeta Enigma.

Related Articles