Tërhiqet shorti për finalen e Kupës së Kosovës, Gjilani si vendas

Tërhiqet shorti për finalen e Kupës së Kosovës, Gjilani si vendas

Sot është tërhequr shorti në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës për ndeshjen finale mes SC Gjilanit dhe FC Prishtinës që luhet më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

Gazeta Enigma merr vesh se SC Gjilani do të jetë si vendas dhe do të luaj me fanellat e kuqe, ato tradicionale. Kurse FC Prishtina do të luajë me ndërresat tradicionale të tyre, ato të bardhat.

Po ashtu është vendosur edhe se ku do të vendosen tifozët e të dy skuadrave.

“Skifterat” e SC Gjilanit do të vendosen në tribunën në Veri, kurse “Plisat” e Prishtinës do të vendosen në Jug.

Çmimet e biletave do të jenë kështu:

3 – euro në Veri – Jug

5 – euro Lindje

10 – euro Perendim

Related Articles