Rudolf Nikolla nga Mati mesditën e sotme plagosi 5 persona me thikë në xhaminë “Dine Hoxha”. Pas sulmit ai u neutralizua nga vetë besimtarët dhe kalimtarët e rastit në zonën e Rrugës së Kavajës.
Babai i autorit të sotshëm të krimit gjatë një interviste ka shprehur se djali i tij po kalon në një fazë depresioni.
“Un jam katolik. Djali u lidh me një hoxhë dhe falej në xhami. Jetojmë në kushte shumë të vështira. Djali vazhdoi shkollën për frëngjisht në Tiranë. Djali shkoi njëherë në Maqedoni dhe takoi disa myslimanë. Kur u kthye kaloi në depresion”, ka thënë babai i Rudolf Nikollaj.
Ai poashtu ka shtuar se djali i tij nuk është mirë me shëndetin.
“Ai nuk është mirë me shëndetin. Nga viti i ri dhe deri tani shkoi 5 herë në spital. Nuk ma merrte mendja se do ta bënte këtë gjë në vend të shenjtë. Unë e kam fëmijë dhe nuk kam ku ta çoj”.
Të plagosurit e sulmit të sotshëm janë: Amri Tola, 23 vjeç, Donard Koçi, 35 vjeç, Kleon Jaupaj, 26 vjeç, Mariglen Konja, 24 vjeç, dhe Sebah Peposhi, 22 vjeç.
Burime nga Spitali Ushtarak kanë konfirmuar për se gjendja e të plagosurve nuk është e rëndë, dhe ndërkohë po kryhen ekzaminimet e nevojshme transmeton Panorama.