Kriza globale e ngritjes së çmimeve të produkteve prek edhe Kosovën

Kriza globale e ngritjes së çmimeve të produkteve prek edhe Kosovën

Valë e re e rritjes së çmimeve të artikujve të ndryshëm ka kapluar gjithë botën, shkruan Gazeta “Enigma”.

Tregjet globale ndodhen në një krizë ekonomike, gjë e cila ka quar deri në rritjen enorme të çmimit për shumë produkte të ndryshme.

Nafta, energjia dhe gruri janë vetë disa nga artikujt kryesorë që janë shtrejtuar, me të cilat po ballafaqohen tregjet në gjithë botën, e që ky trend nuk e kursej dot as edhe vendin tonë, Kosovën.

Në lidhje me këtë, në një prononcim për Gazetën “Enigma”, është deklaruar deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i cili ka thënë se çështja e ndryshimit të çmimeve dhe inflacionit me të madh, ka kapluar Kosovën në shumë sektor ekonomik.

Sipas tij, e gjithë kjo,është si rezultat i disa krizave globale që reflektojnë direkt në vendin tonë.

“Qeveria e Kosovës me asnjë veprim konkret ,as mobilizues as legjislativ, nuk ka bërë që të parandaloj këtë krizë”, ka thënë ai.

Ferat Shala, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës

Çështja e energjisë, e transportit ndërkombëtar dhe ngritja e çmimeve të naftës në nivel global, sipas Shalës ka reflektuar direkt edhe në linjat e prodhimit brenda vendit e sidomos në sektor të infrastrukturës, ndertimit e shumë sektor të tjerë.

Ai ka thënë se ky fenomen do të zgjasë për një kohë të gjatë, e që direkt do t`a dëmtoj ekonominë vendore.

“Kjo valë e ngritjes së çmimeve pritet të vazhdoj për shkak të neglizhencës totale të Qevrisë së Kosovës dhe inferioritetit total që ka Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Minstria e Tregtisë dhe Industrisë, në relacion me çështjen e inflacionit dhe kontrollimit të tij”, ka theksuar Shala.

Tutje, ai është shprehur se këto ndryshime, e kanë rënduar tej mase çështjen e shportës së ekonomisë familjare, çështjen e prodhimit vendor dhe eksporteve vendore, gjë e cila sipas tij, është një goditje e rënd.

“Qeveria e Kosovës pasive ndaj këtyre ndryshimeve”

Duke u nisur edhe nga problematika gjeostrategjike globale tek çështja e transportit, e gazit dhe energjisë, ne nuk presim që kjo situate të kaloj shpejt. Me këtë ritëm, duke pa edhe pasivitetin e qeverisë, unë konsideroj që kjo valë mund të shkoj deri kah mesi i vitit të ardhshëm ”, ka deklaruar ai.

Shala ka theksuar se janë disa indikatorë që janë ndikues të jashtëm dhe se nuk varet e gjithë situata nga menaxhimi i Qeverisë, por se e shqetëson fakti se Kosova nuk ka marrë asnjë masë përgaditore, informuese apo parandaluese për ngritjen e çmimeve dhe kontrollin e kësaj situate.

Si pasojë e rritjës së çmimit të derivateve, shtrejtohen edhe biletat e autobusëve

Disa kompani të autobusëve në Kosovë, kanë nisur t’i ngrisin çmimet e biletave.

Kjo ngritje e çmimeve më së shumti i ka goditur studentët.

Udhëtimi thuajse i përditshem, sipas Fjoralbes ka ndikuar shumë keq tek kushtet e tyre.

“Po, une gati çdo ditë udhëtoj për në Prishtinë, sepse aty jam edhe me studime dhe nese çmimet vazhdojnë të rriten, unë nuk e di qysh kam me menaxhu pjesen e buxhetit. Si për mua edhe për shumë studentë tjerë është mjaftë e rënd”, ka thënë ajo.

Për këto ndryshime në çmimet e biletave, është deklaruar edhe Drejtorit i kompanisë së autobusave “Perparimi”, Mentor Kryeziu, i cili për Gazetën “Enigma, ka treguar se në qytetin e Gjilanit dhe Kamenicës, dy vendet qe operon rregullisht kjo kompani, ende nuk janë rritur çmimet e biletave, por që sipas tij kjo pritet të ndodh shumë shpejt.

Në pytjen tonë se si do e presin rritjen e çmimit të biletave, udhëtarët, ai është shprehu i bindur, se kjo është një situatë e kuptushme për të gjithë, sepse sipas tij, këtë ndryshim, qytetarët do t`a mirëpresin për shumë arsye.

“E mirepresin besoj të gjithë, sepse çmimet më të ulta që egzistojnë janë në transport. 40 km rrugë vetëm 1.5€, paguan udhëtari(studenti), shumë e cila është mjaftë e arsyshme”, ka thënë ai.

Kryeziu gjithashtu ka theksuar faktin se Qytetit i Gjilanit në krahasim me Pejën, Prishtinën e disa qytete tjera, ka çmimet më të ulëta, sa i përket transportit rrugor. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles