“Kur ndalet PDK-ja, ndalet Kosova”, Gjoshi: Krenari që shërbeva në këtë parti

“Kur ndalet PDK-ja, ndalet Kosova”, Gjoshi: Krenari që shërbeva në këtë parti

Pas njoftimit të Enver Hoxhajt se Kryesia e PDK-së ka dhënë dorëheqje për shkak të mbajtjes së konventës, zyrtari i kësaj partie, Betim Gjoshi, tha se për të ka qenë krenari t’i shërbej këtij subjekti, raporton Gazeta Enigma.

Tutje, Gjoshi duke përmendur shprehjen e ish-kryetarit të kësaj partie , Kadri Veselit, “Kur ndalet PDK-ja, ndalet Kosova.”, tha se Kosova është në një gjendje të keqe, e kjo sipas tij ka ardhur si rrjedhojë e largimit të kësaj partie nga vendimarrja.

Postimi i plotë:

Të dashur miq!

Besoj se tashmë jeni njoftuar me vendimin për pushimin e mandatit të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, në prag të zgjedhjeve të 3 korrikut.

Ky është një vendim me vullnet të lartë politik për t’i shërbyer plotësisht hapjes së garës zgjedhore.

Natyrisht se këto momente janë të tilla që të shtyjnë të kujtosh kohën e kaluar, sifdat dhe sukseset.

Për mua, si i rritur në Partinë Demokratike të Kosovës, është krenari dhe përgjegjësi e madhe që për një vit e gjysmë shërbeva me shumë përkushtim në cilësinë e Sekretarit Elektoral. Kjo ka qenë e mundur falë besimit të kryetarit Veseli dhe të Këshillit Drejtues të partisë. Një falënderim për secilin prej tyre që besuan në mua.

Unë besoj shumë në shprehjen e Kadri Veselit se “Kur ndalet PDK-ja, ndalet Kosova.”

Që prej zgjedhjeve të vitit 2014, Kosova është ballafaquar me probleme të rënda. E gjithë kjo situatë ka ardhur për shkak të orvatjeve për largimin e PDK-së nga skena e vendimarrjes dhe që Kosova të bie në duartë e praktikantëve dhe njerëzve që po rrezikojnë miqësinë me aletatët strategjik të shqiptarëve.

Sot, fatkeqësisht Kosova ka për kryeministër një njeri që asnjë gur nuk e ka vendosur në shtetin e Kosovës. Në fakt, Albin Kurti është njeriu që gurët e rrugës i ka hedhur mbi gjithçka të shtetit të Kosovës. Ai është luftëtari më i madh kundër shtetit të Kosovës. Kjo është fatkeqësi.

Prandaj, është detyrë e PDK-së që të ringrihet dhe ta drejtojë Kosovën. Së shpejti, do të binden të gjithë se Ablin Kurti dhe njerëzit e tij që dikur e luftonin krijimin e shtetit të Kosovës, nuk mund ta duan dhe as ta çojnë përpara.

Nuk ka asnjë parti më të goditur se PDK-ja dhe prapë po qëndron, e do të bëhet më e fortë dita ditës, derisa së shpejti do të na bashkohen Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Ata dhe shokët e tyre do ta dëshmojnë luftën e drejtë për liri të popullit të Kosovës.

Na priftë e mbara!

Related Articles