Kurti ofron mbështetje të plotë për Telekomin e Kosovës:Do të jetë lider në treg

Kurti ofron mbështetje të plotë për Telekomin e Kosovës:Do të jetë lider në treg

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me ministrin e Financave Hekuran Murati dhe ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli, të hënën kanë vizituar Telekomin e Kosovës.

Në një prononcim për medie, Kurti u shpreh mirënjohës për stafin punues të Telekomit duke ju ofruar atyre mbështetjen e plotë të qeverisë së Kosovës.

“Unë erdh sot që t’i përgëzojë dhe t’i falënderojë Bordin, menaxhmentin dhe punëtorët për punën dhe angazhimin që e kanë bërë gjatë vitit 2021, sepse shumë prej punëtorëve këtu e kanë rimëkëmbur Telekomin e Kosovës pas limimit”.

Ai më tej ka shtuar se kjo ndërmarrje do të kthehet në binar të zhvillimit siç ka qenë vite më parë.

“Për disa vjet me qindra miliona euro ka derdhur Telekomi në buxhet. Ne jemi të interesuar që Telekomin ta bëjmë lider në Kosovë ashtu siç ka qenë. Jemi të interesuar që bashkë ta nxjerrim Telekomin nga kriza dhe ta vendosim në binarët e zhvillimit”, tha Kurti.

Ndërsa ministrja Artan Rizvanolli u deklarua rreth të arriturave gjatë vitit 2021 në Telekomin e Kosovës.

Ajo ka thënë se ndërmarrjet publike kanë pasur përmirësime gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë Telekomin. Disa të arritura të kësaj ndërmarrjeje, Rizvanolli i ka konsideruar si sfidë të madhe për shkak të gjendje në të cilën ishte Telekomi i Kosovës.

“Gjatë këtij viti, ndërmarrjet publike kanë pasur përmirësime. Ashtu edhe Telekomi, që ka pasur ngritje të përformancës, ka bërë ndërprerjen e kontratave të dëmshme të cilat janë bërë në të kaluarën dhe kanë punuar në një proces të ristrukturimit, ku e kanë përkrahjen tonë. Kjo veç ka filluar të sjellë rezultatet e pare në racionalizimin e pagave dhe të pozitave të punës, të cilat i kanë kushtuar Telekomit goxha shumë në të kaluare. Synimi është të shohim nga e ardhmja”

“Në 8 muajt e fundit, situata është përmirësuar dukshëm. Tani të shohim nga e ardhmja për investime, për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Një tjetër e arritur e Telekomit gjatë vitit të kaluar është implementimi i marrëveshjes së roamingut me shtetet e Ballkanit Perëndimor, që ka qenë një sfidë”, ka thënë Rizvanolli.

Për planet e Telekomit të Kosovës është deklaruar edhe ministri i Financave Hekuran Murati, i cili ka thënë se janë të interesuar që Telekomin t’a kthejnë si kontribuues të buxhetit.

“Gjendja në të cilën e kemi gjetur Telekomin, nuk ka qenë e mirë sidomos gjendja financiare. Është abuzuar në të kaluarën me këtë ndërmarrje. Tani e tutje ka një tjetër drejtim. Duam ta kthejmë Telekomin si kontribuues të buxhetit, por për të arritur aty, na duhet edhe një shtyrje, një investim”, u shpreh ai. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles