Kryeministri Albin Kurti ka folur në RTK pas fitores së parë të boksieres së Kosovës Donjeta Sadiku në meqin e parë në “Paris 2024”.
Kurti këtë e quajti fitore tejet e rëndësishme dhe të merituar.
“Fitore në boks me duar, por fitore me këmbë të mbarë për ekipin e Kosovës”, tha Kurti, transmeton Gazeta Enigma.
“Tash xhudo, atletika dhe noti do ta kenë si prijëse këtë fitore të Donjeta Sadikut”, u shpreh tutje ai.
“Shumësia dhe saktësia e goditjeve ishin në anën e Donjetës dhe kjo ishte vendimtare”.
“Një kontribut fare të vogël e dhamë edhe ne, duke brohoritur “Kosova Kosova” dhe “Donjeta Donjeta”, deklaroi Kurti. /Gazeta Enigma