Ndonëse po vazhdon ende numërimi i votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit, në publik kanë filluar të publikohen listat me numrin e votave për kandidatët që siguruan një ulëse në Kuvend, por edhe të atyre që seancat me shumë gjasë do t’i shohin nga shtëpitë, shkruan Gazeta Enigma.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, partitë politike hapën ‘dyert’ për shumë emra të rinj në skenën politike, ku disa prej tyre “befasuan” me rezultatin e lartë, e shumë prej tyre përjetuan disfatë.
Kush shkon në Kuvend e kush në shtëpi nga Lëvizja Vetëvendosje?
Lëvizja Vetëvendosje mbetet partia më e votuar në këto zgjedhje, me total të votave të numëruara deri më tani – 341 mijë e 672 sosh.
Ndonëse shumica e ministrave e kaluan pragun, njëra nga kabineti qeveritar, ministrja Rozeta Hajdari duket se me votat e numëruara deri më tani, nuk do të arrij të ketë një ulëse në Kuvend. Ministri i Bujqësisë në anën tjetër, Faton Peci ka arritur ta shumëfishoj rezultatin e tij nga zgjedhjet e kaluara, duke e quar kështu në mbi 80 mijë vota në total. Por, votat s’ishin problem për këngëtaren, Edona Llalloshin që për herë të parë ia mësyu garës për deputete. Aktualisht ajo ka mbi 26 mijë vota vota.
Ndërkaq ndër më të votuarit të LVV-së janë kandidati për kryeministër, Albin Kurti me 222mijë e 382 vota, i pasuar nga kandidatët për deputet, Glauk Konjufca me 170mijë e 895, Faton Peci 84 mijë e 086, Hekuran Murati me 80 mijë w 383, Albulena Haxhiu me 76 mijë 522, vota, e cila është gruaja më e votuar brenda partisë.
Votat e cilëve deputet ‘suprizuan’ nga Partia Demokratike e Kosovës?
Partia Demokratike e Kosovës, deri më tani kur janë numëruar 99.72% të votave, renditet e dyta me 184 mijë e 499 vota.
Përveç bartësit të listës Bedri Hamza i cili numëron 135 mijë e 677 vota, mirë me rezultatet dolën edhe kreu i partisë Memli Krasniqi, Uran Ismaili e Vlora Çitaku.
E befasishme ishte përkrahja e madhe që mori 25-vjeçarja nga Drenica, Sala Jashari e cila u rendit e pesta për nga numri i votave. Ajo deri tani ka siguruar 29 mijë 786 vota, duke lënë pas emra si Enver Hoxhaj e Ganimete Musliu.
Një karrige në Kuvend nuk do ta ketë as Hisen Berisha. Siç raportohet ai nuk ka arritur të marrë mjaftueshëm vota në këto zgjedhje sa për të qenë pjesë e legjislaturës së ardhshme.
Jashtë kuvendit kanë mbetur edhe Xhavit Haliti si dhe Ardian Kastrati.
Ndërkaq nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, si bartës i listës, ka siguruar 87 mijë e 51 vota.
Kandidatja Doarsa Kica- Xhelili po ashtu ka marrë një përkrahje të konsiderueshme nga votuesit, duke siguruar 34 mijë e 965 vota.
Hykmete Bajrami ka grumbulluar 32,863 vota, ndërsa Kujtim Shala ka siguruar 29,166 vota.
Vota kanë marrë edhe Avdullah Hoti dhe Lutfi Haziri, të cilët kanë marrë 23,995 dhe 22,719 vota.
Një ulëse brenda parlamentit të Kosovës, mesa duket nuk do ta ketë as Besnik Tahiri, nga AAK. Tahiri madje ishte vlerësuar si deputeti më aktiv i Kuvendit, nga KDI
E nga rezultatet e deritanishme, nuk pritet efikasitet në Kuvend. Analisti politik, Blerim Burjani, për Gazeta Enigma ka thënë se nga kjo legjislaturë në ardhje nuk pritet shumë.
“Pres ligje të dobeta, jo kreativitet, heshtje brenda Kuvendit, deputet jo cilësor dhe s’mund të jenë zë i qytetarit por do të paguhen prej taksave të qytetarëve paga rreth 2000 euro”, tha ai.
Kujtojmë se ende nuk ka përfunduar në tërsi procesi i numërimit të votave në zgjedhjet e fundit të mbajtura më datë 9 shkurt. /Gazeta Enigma
Kush në Kuvend e kush në shtëpi? – Këto janë rezultatet e deritanishme të kandidatëve për deputetë
