Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe i dëguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar kanë shkuar në Qeveri për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti, raporton Gazeta “Enigma”.
Paraprakisht, ata ishin në Presidencë, ku u pritën nga presidentja Vjosa Osmani.
Nga asnjëri takim s’do të ketë prononcim për mediat.
Siç është thënë qëllimi kryesor i vizitës është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga ShBA.
Dyshja “Escobar-Lajçak”, pas Kosovës do ta vizitojnë edhe Serbinë./Gazeta Enigma.