I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Matthew Palmer dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë shkuar për t’u takuar me Presidenten, Vjosa Osmani, raporton Gazeta Enigma.
Palmer dhe Lajçak paraprakisht janë takuar me krerët e opozitës.
Palmer do të qëndrojë tre ditë në Kosovë, ndërsa nesër, së bashku me Lajçakun do ta mbajnë një konferencë për media, që do të mbahet në orën 10:45 në zyrën e BE-së.
Ndryshe, Palmer dhe Lajçak gjithashtu do të takohen me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë.