Të hënën Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak teksa ka bërë një përmbledhje të aktiviteteve të tij të zhvilluar dy javët e fundit, ka përmendur edhe sulmin në Ibër-Lepenc, raporton Gazeta Enigma.
Ai këtë akt e quajti “terrorist”
“ … Kosova përjetoi një sulm të dënueshëm terrorist që synonte infrastrukturën kritike – një akt që e dënova fuqishëm”, ka shkruar Lajçak në rrjetin e tij në Tëitter.
Ai ka thënë se është e rëndësishme që udhëheqësit e ri të BE-së, presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, përfaqësuesja a ardhshme e lartë e BE-së, Kaja Kallas dhe komisionerja për zgjerim Marta Kos, kanë treguar se e kanë prioritet procesin e zgjerimit.
“Ishte e rëndësishme të shihej se në javën e tyre të parë në detyrë, Presidenti i Këshillit Costa, përfaqësuesja a ardhshme e lartë e BE-së Kaja Kallas dhe komisionerja për Zgjerim Marta Kos u takuan me liderët e Ballkanit Perëndimor duke dërguar një sinjal të qartë se zgjerimi i BE-së është prioriteti i tyre”, ka shkruar Lajçak. / Gazeta Enigma