Lista e plotë e lojtarëve të lënduar te Barcelona – kur priten të rikthehen në fushë

Lista e plotë e lojtarëve të lënduar te Barcelona – kur priten të rikthehen në fushë

Pas triumfit të Barcelonës në Ligën e Kampionëve kundër Portos, Xavi ka thënë se në këtë takim ishte pa disa lojtarë që mund të qarkullojnë topin më mirë.

Ankesat e Xavi janë mjaft të vlefshme. Këtu është një listë e lojtarëve të lënduar te skuadra katalunase dhe kur pritet të rikthehen.

Frenkie De Jong: Mesfushori pësoi një lëndim muskulor në ndeshjen kundër Celta Vigos. Ai pritet të kthehet para fundit të nëntorit.


Pedri: Mesfushori tashmë është parë në stërvitje te Barcelona. Lëndimi më i keq i tij i muskujve tani ka përfunduar dhe ai tani pritet të kthehet pas pushimit ndërkombëtar. Ai duhet të luajë në El Clasico.

Raphinha: Anësori pësoi një lëndim në muskuj kundër Sevillas. Megjithatë, lëndimi nuk është shumë serioz dhe ai pritet të kthehet para El Clasico më 28 tetor.

Robert Lewandowski: Sulmuesi pësoi lëndim ndaj Portos. Lëndimi i polakut gjithashtu do ta përjashtojë atë deri pas pushimit ndërkombëtar. Te Barcelona shpresojnë që ai të kthehet para El Clasicos.

Related Articles