Sirenat ajrore kanë rënë në disa qytete ndërsa Ukraina zgjohet në ditën e 21 të luftës.
-Raundi i katërt i negociatave të paqes ka bërë disa përparime. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se bisedimet kanë filluar të “duken më realiste”.
-Ajo vjen pasi tre liderë evropianë, kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovenisë, rrezikuan një udhëtim me tren në Kiev për t’u takuar me Zelensky dhe për të treguar mbështetje.
-“Ju nuk jeni vetëm. Lufta juaj është lufta jonë”, i tha kryeministri i Sllovenisë popullit ukrainas.
-Kievi ka hyrë në një shtetrrethimi 35-orësh pasi kryeqyteti mbetet një objektiv për granatimet e rënda – me sulmet ajrore që vranë të paktën pesë persona dje.
-Ndërkohë, në qytetin jugor të Mariupolit, trupat ruse po mbajnë peng 400 mjekë dhe pacientë, tha kryebashkiaku lokal.
-Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën nga 1 miliard dollarë.
-OKB thotë se 70,000 fëmijë çdo ditë janë bërë refugjatë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt. Numri i përgjithshëm i refugjatëve nga Ukraina ka kaluar tre milionë.
-Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko ka shpallur orë policore për 35 orë, duke paralajmëruar për “moment të vështirë dhe të rrezikshëm”
-Sulmet ajrore ruse kanë goditur një stacion metroje dhe ndërtesa të banimit gjatë natës, duke lënë të vdekur katër persona
-Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova është gjobitur me rreth 213 dollarë, pasi ka protestuar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të lajmeve në televizionin shtetëror të Rusisë me mbishkrimin, “Jo luftës”
-Kremlini është përgjigjur ndaj sanksioneve të reja amerikane, duke ua ndaluar 13 amerikanëve hyrjen në Rusi – përfshirë presidentit amerikan, Joe Biden
-Kryeministrat e Çekisë, Polonisë dhe Sllovenisë kanë takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev. / Gazeta Enigma.