Marrëveshja Kosovë – Serbi për targat, vjen reagimi i ambasadës amerikane në Prishtinë

Marrëveshja Kosovë – Serbi për targat, vjen reagimi i ambasadës amerikane në Prishtinë

I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas Giacobbe ka përgëzuar arritjen e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, raporton Gazeta Enigma.

Giacobbe ka shkruar se marrëveshja sjell përfitime për kosovarët dhe serbët.

“Lajme të shkëlqyeshme nga Brukseli- një shembull se si riangazhim në dialog mund të kenë përfitime të vërteta, të qëndrueshme për kosovarët dhe serbët e zakonshëm. Faleminderit Miroslav Lajcak për lehtësimin dhe partnerëve kosovarë dhe serbë për gatishmërinë e tyre për të negociuar”, ka shkruar ai.

Related Articles