Më shumë se 8 mijë e 700 njerëz janë vrarë në Turqi dhe Siri pas tërmetit të së hënës.
Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 6 mijë e 234, sipas agjencisë së fatkeqësive të vendit, shkruan BBC.
Ndërsa, në Siri është e vështirë të verifikohet numri i saktë, por mediat shtetërore raportojnë se rreth 2 mijë e 500 njerëz kanë mbetur të vdekur deri më tani.
Grupi i shpëtimit të Helmetës së Bardhë, i cili vepron në zonën e kontrolluar nga rebelët, thotë se numri i të vdekurve është rritur në më shumë se 1 mijë e 280.