Miftaraj: Kosova shtet i kapur nga ego e sëmurë e interesave të Albin Kurtit dhe klientelës së tij

Miftaraj: Kosova shtet i kapur nga ego e sëmurë e interesave të Albin Kurtit dhe klientelës së tij

Ehat Miftaraj nga IKD-ja konstatoi se sot Lëvizja Vetëvendosje ka shkelur Kushtetutën e vendit përmes procedimit të votimit për kryeparlamentar përmes votimit të fshehtë, raporton Gazeta Enigma.

Ai madje theksoi se “Lëvizja Vetvendosje është e specializuar në anarki”

“Albin Kurti dhe LVV nuk munden dhe nuk kuptojnë të funksionojnë në bazë të rregullave demokratike. Sot LVV përmes Avni Deharit shkeli aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, rendin kushtetues dhe demokracinë në Kosovë”, theksoi ai.

Ai po ashtu theksoi se LVV dhe Albin Kurti haptazi ka kapur Kuvendin e Kosovës.  “Kosova shtet i kapur nga ego e sëmurë e interesave të Albin Kurtit dhe klientelës së tij”.

Related Articles