Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, përmes një postimi në ‘Twitter’, e ka uruar Izraelin për zgjedhjen e qeverisë së re, raporton Gazeta Enigma.
Gërvalla ka shpresuar në thellim të bashkëpunimeve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, derisa e ka falënderuar veçanërisht iniciuesin e mocionit të mos-besimit, Yair Lapid.
“Urime Qeveria e re e Izraelit dhe mikut tim të ri, Yair Lapid. Po shpresojmë në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Paçi fat!”, ka shkruar ajo.