Morata mund të rikthehet në Juventus

Morata mund të rikthehet në Juventus

Sulmuesi Alvaro Morata po favorizon kthimin te Juventusi në fund të këtij sezoni dhe këtë ua ka bërë me dije edhe krerëve të Atletico Madridit.

Morata ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin spanjoll, që i skadon vitin tjetër dhe po dëshiron largimin nga Spanja.

“AS” raporton të premten se ai po dëshiron të kthehet te Juventusi, pasi tashmë ka refuzuar ofertat nga ekipet e tjera.

30-vjeçari ka luajtur në dy periudha të ndryshme te Juventusi dhe ka fituar dy tituj kampioni.

Juventusi është i gatshëm të futet në negociata me Atleticon, ekip që po kërkon 30 milionë euro për Moratan.

Ai këtë sezon ka realizuar 13 gola për Atleticon në 40 paraqitje deri më tani.

Related Articles