Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka mobilizuar gjithë sistemin shëndetësore në mënyrë që të menaxhojë rritjen e mundshme të rasteve me COVID-19, pasi shumë shtet të Evropës ka shkuar në mbyllje totale e kanë shpallur gjendje emergjente.
Zëdhënësi i MSh-së, Faik Hoti tha se janë duke mbajtur të mobilizuar sistemin shëndetësor përfshirë resurset humane, infrastrukturë spitalore, në mënyrë që të jenë të gatshëm për menaxhimin e çfarëdo skenari që mund të paraqitet në kuptim të situatës epidemiologjike me COVID-19.
“Ministria e Shëndetësisë është duke mbajtur të mobilizuar sistemin shëndetësor përfshirë resurset humane, infrastrukturë spitalore si dhe hulumtimin e rasteve të reja përmes IKShPK në mënyrë që të jemi të gatshëm për menaxhimin e çfarëdo skenari që mund të paraqitet në kuptim të situatës epidemiologjike me COVID19”.
“Në Kosovë përveç pranisë së variantit Delta është i pranishëm edhe variant Delta Plus dhe së fundi instituti ka dërguar edhe disa mostra të tjera në ministri për të parë se sa është prania e këtij variant në rastet që konfirmohen si pozitive në Kosovë. Duke parë që në shtetet e rajonit ka pasur më shumë raste atëherë ne po e mbajmë sistemin të mobilizuar në mënyrë që të jemi të gatshëm të ballafaqohemi me çfarëdo skenari që mund të paraqitet”, tha ai.
Mes tjerash, Hoti shtoi se Komiteti për imunizimi së shpejti pritet ta rekomandojë edhe dhënien e dozës së tretë të vaksinës e cila do të jetë në dispozicion për gjithë qytetarët e vendit.
“Aktualisht po bëhet vaksinimi me dozën e parë dhe dozën e dytë. Ne u bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që ta kompletojnë procesin e imunizimit që ta marrin edhe dozën e dytë. Komiteti për imunizimi së shpejti pritet ta rekomandojë edhe dhënien e dozën përforcuese si dhe dozës së tretë”.
“Doza përforcuese jepet për ata persona të cilët kanë më tepër se gjashtë muaj që kanë marrë te dy dozat dhe kur konstatohet që ka rënie të imunitetit. Ndërsa doza e tretë jepet për ata qytetarë të cilët pavarësisht se kanë marrë dy dozat mund të mos kenë antitrupa të mjaftueshëm dhe kjo periudhë kur jepet doza e tretë përfshinë periudhën 8 javë minimalisht nga marrja e dozës së dytë”.
Kur foli për aksinimin masiv ai tha se ekipet mobile janë ofruar si një mundësi e re që qytetarët të vaksinohen kundër në Aeroport, xhami e tashmë edhe në ahkolla.
Madje, Hoti tha se fokusi kryesor do të jetë vaksinimi i fëmijëve në mënyrë që ata të mbrohen nga COVID-19.
“Ka kohë që ekipet mobile janë ofruar si një mundësi e re për procesin e vaksinimit kundër COVID-19. Ato vaksinojnë gjatë 7 ditëve të javës varësisht prej interesimit dhe në lokacione të ndryshme”.
“Do të kemi intensitet të shtuar edhe nëpër shkolla sepse me 12 nëntor ministria ka miratuar dhënien e vaksinës për kategorinë e fëmijëve prej moshës 12 deri në moshën 15 vjeçare me vaksinën Pfizer. Tash fokusi do të jetë që të vaksinohen fëmijët në mënyrë që ata të mbrohen nga COVIDI dhe të krijohet mundësia që fëmijët të vijojnë mësimin edukativo-arsimor me një proces normal”, tha Hoti. /Gazeta “Enigma”/