Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me një krizë serioze për shkak të mungesës së anesteziologëve, e cila po rrezikon vonimin e operacioneve dhe trajtimin e pacientëve, shkruan Gazeta “Enigma”.
Kjo mungesë ka ngritur shqetësime të mëdha në sektorin shëndetësor, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve mjekësore.
Aktualisht në QKUK veprojnë vetëm 49 anesteziolog tha Spahiu.
Drejtori i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, Gazmend Spahiu, në një përgjigje për Gazetën “Enigma” ka deklaruar aktualisht në QKUK përballen me mungesë të anesteziologëve.
“Aktualisht në marrëdhënie pune në Klinikën e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv janë vetëm 48 specialist -anesteziolog”, deklaroi Spahiu.
Tutje ai ka shtuar se “për funksionimin normal në QKUK sipas një analize duhet të jenë të punësuar 105 specialistë – anesteziolog”.
“Po ka të interesuar për marrjen e këtij specializimi, tani për tani kemi 62 specializantë të anestezionit të cilët kanë kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë”, tha Spahiu për “Enigmën”.
Aktualisht, në Kosovë ka një mungesë serioze të anesteziologëve. Sipas të dhënave më të fundit, numri i tyre në gjithë vendin është rreth 115.
“Sipas disa të dhënave në Republikën e Kosovës janë në total 115 anesteziolog, prej tyre 30 punojnë në sektorin privat dhe 15 anesteziolog janë të pensionuar”, deklaroi Spahiu.
Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar edhe me kryetarin e Odës së Mjekëve, Dr. Pleurat Sejdiu, i cili ka theksuar se në gjithë vendin ka mungesë të anesteziologëve për përmbushjen e nevojave sin ë sektorin public po ashtu edhe në atë privat.
Tutje ai ka shtuar se aktualisht në vend të punësuar në sektorin public janë 88 anesteziolog, ndërsa në atë privat aktualisht veprojnë 50 anesteziolog.
“Sipas statistikave të OMK-së, ne kemi 88 anesteziolog në sistemin publik, 50 në sistemin privat. Për ti plotësuar standardet por edhe nevojat e sektorit publik do duheshin edhe së paku 160-200 anesteziolog”, tha Sejdiu për “Enigmën”.
Tutje ai ka shtuars se “mungesa e tyre mund të jetë që nuk ka nteresim për të specializuar në këtë lëmi”.
Ndërsa për largimin e tyre drejt vendeve të BE-së, Sejdiu tha deklaroi se nuk kanë të dhëna se është larguar ndonjë specialist i anesteziologjisë.
Mungesa e anesteziologëve është përkeqësuar nga fakti se shumë prej tyre po e lënë sektorin publik për të punuar në sektorin privat, tërhequr nga kushtet më të mira të punës dhe pagat më të larta. /Gazeta Enigma/