Me pikëllim është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të Ilirjana Çetaj-Zenelaj, vajzës së vetme të humanistit Shaban Çetaj nga Trubuhovci.
Lajmi ka prekur familjarët, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur të ndjerën.
Me këtë rast, familjeve Çetaj dhe Zenelaj u janë shprehur ngushëllimet më të sinqerta, me urimin që të gjejnë forcë, durim dhe ngushëllim për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
