Prokuroria Themelore e Prishtinës e caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh ndaj policit serb i cili dyshohet për vrasjen e vëllait të tij që ka ndodhur të shtunën në Gushtericë të Graçanicës.
“Me urdhër të prokurores është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personi me inicialet M.Sh., (zyrtar policor), në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të KPRK-së, pasi dyshohet se i njëjti ka privuar nga jeta tani të ndjerin D.Sh., (vëllain e tij), ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion”, njofton Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Policia ka njoftuar se një zyrtar policor ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij dje në Gushtericë të Graçanicës.
Viktima ka vdekur si pasojë e plagëve të marra, ndërsa polici është arrestuar dhe me rastin po merret Inspektorati Policor i Kosovës.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. / Gazeta Enigma.